Mbahet akademi falënderuese për veteranët Isë Elshani e Jahir Prenku, nderohen me mirënjohje

14 janar 2022 | 19:52

Në ambientet e sallës së kuvendit komunal të Drenasit është mbajtur akademia falëndëruese për veprimtarët, Isë Elshani e Jahir Prenku.

Para bashkëveprimtarëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe qytetarëve të Drenasit dhe më gjerë, dy veteranët e dalluar të lëvizjes u dekoruan me mirënjohje nga kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.

Në një fjalë rasti kryetari Lladrovci falenderojë për kontributin e dhënë në një kohë të vështirë për vendin tonë, duke përshkruar ngjarjet e mëdha ku u dallua përkushtimi i tyre për çështjen kombëtare.

“Veprimtaria e tyre filloi nga vitit 1968, nga demonstrata e parë e madhe, për të vijuar më 1969, e vijon me kontribut brenda organizimit të rezistencës, nga viti 1977 e tutje. Fillimisht u angazhuan te “Fronti i Kuq Popullor”, ndërsa me themelimin e LPK-së, më 1982, të dytë ishin aktivist të shquar dhe kontribuues të lëvizjes deri në çlirim. Isa dhe Jahiri, kanë qenë bashkëveprimtarë të Ibrahim Kelmendit, dhe heronjve Jusuf Gërvallës e Kadri Zekës, veprimtarëve të dëshmuar për çlirimin e atdheut dhe veprimtarë që angazhuan shumë bashkatdhetarë në rrugën patriotike”, ka thënë Lladrovci.

Ai rrefeu edhe për organizimin e këshillave popullor, grevën dhe angazhimin e madh të bashkëatdhetarëve për kombin.

“Isa u zgjodh në vitin 1987, në Mbledhjen e Përgjithshme të LPK-së,  anëtar i Këshillit të Përgjithshëm. Këtë detyrë e mbajti deri në vitin 1998, kur u largua nga Këshilli i Përgjithshëm. Do potencuar se Greva e organizuar nga LPK në emrin e Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve në Gjermani, mori lejen për këtë grevë Isë Elshani (i shoqëruar nga Time Dukaj)“, ku morën pjesë Fehmi Lladrovci, Ilaz Kodra, Ibrahim Kelmendi, Bardhyl Mahmuti, Sabri Kiçmari, Afrim Hoti, Isuf Ibërdemaj, Tafë Tafaj, etj. Greva kishte filluar më 13 maj 1996 dhe ka zgjatur dy javë, duke marrë jehonë për aktivizim të Qeverisë së përkohshme të Kosovës, faktorit ndërkombëtar dhe mërgimtarëve për të qenë më aktiv për lirinë e Kosovës”, theksoi mes tjerash Lladrovci.

Në këtë akademi morën pjesë me fjalë rasti edhe bashkëveprimtarët, Emrush Xhemajli, Xhevat Bislimi, Izet Ibrahimi e tjerë duke lexuar edhe telegrame mirënjohje kushtuar dy veprimtarët të cilët ishin pranishëm në akademinë në të cilën u falëndëruan për angazhimin dhe kontributin e madh në çështjet kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet aktuale të naftës dhe derivateve të saj janë më…