Mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë për vitin 2021

08 mars 2021 | 15:44

Ministria e Financave ka njoftuar se më 15 mars do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2021. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet pesëvjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (pesë vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Sipas këtij njoftimi, për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga dita e mërkurë, Maqedonia e Veriut do të shtrëngojë…