Mbahet dëgjimi i fundit buxhetor me përfaqësuesit e fshatrave të Luginës së Ibrit

14 korrik 2021 | 13:35

Pas shtatë dëgjimeve publike që janë mbajtur në Komunën e Mitrovicës, Drejtoria për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, ka mbajtur të mërkurën dëgjimin e tetë me qytetarët, i cili sipas kësaj drejtorie është i fundit për planifikimin e buxhetit për vitin 2022-2024.

Në këtë takim ishin të pranishëm drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, zyrtari kryesor financiar, Adem Fazliu, drejtoresha për Mbrojtje të Mjedisit, Aida Doli, drejtori për Bujqësi, Ekrem Sadiku, drejtoresha për Mirëqenie Sociale dhe Integrime Evropiane, Fitore Mehmeti Behrami, si dhe qytetarë nga fshatrat e Luginës së Ibrit.

Drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, ka thënë se qëllimi i këtyre dëgjimeve është që të bashkëbisedojmë më qytetarët për të bërë një buxhet më të mirë që është në interes të qytetarëve.

Ndërkaq në fjalën e tij zyrtari kryesor financiar, Adem Fazliu, ka shpalosur buxhetin e Komunës së Mitrovicës për vitin 2022 i cili planifikohet të jetë 21,526,713.00 euro, dhe granti i përgjithshëm do të jetë në shumën prej 7,357,0710,00 euro.

Gjatë takimit, qytetarët kanë bërë propozime dhe kërkesa konkrete për nevojat në investime, qoftë në infrastrukturë apo edhe në subvencionime, për t’u përfshirë në planifikimin e buxhetit të vitit 2022.

Drejtorët komunalë kanë regjistruar kërkesat e qytetarëve dhe kanë dhënë sqarime për mundësinë e përfshirjes së projekteve të propozuara në buxhetin e Komunës për vitin 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bëhuni gati për t'i dhënë biznesit tuaj një azhurnim të…