Mbahet diskutim publik me biznese në Podujevë për rregulloren e orarit të punës

22 gusht 2022 | 15:58

Në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur diskutimi publik me përfaqësues të bizneseve për propozim rregulloren e orarit të punës së bizneseve që operojnë në territorin e Komunës së Podujevës, ku prezent ishte edhe drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik Vigan Salihu, i cili prezantoi draftin e rregullores punuar nga grupi punues.

Drejtori Salihu theksoi se qëllimi i këtij dëgjimi është gjetja e një zgjidhjeje të kënaqshme lidhur me orarin e punës për të gjitha bizneset që operojnë në territorin e komunës, qofshin në zonën urbane apo ne rurale, ku drejtoria në fjalë do të trajtoi të gjitha kërkesat e bizneseve dhe të arrijë të finalizojë rregulloren.

Përfaqësuesit e bizneseve gjatë diskutimit shprehën opinionet e tyre lidhur me rregullore, ku si konkluzion vlen te theksohet që u arrit një pajtushmëri mes bizneseve që zonat turistike si e Orllanit dhe Kërpimehut të punojnë për shkak të fluksit të vizitorëve në fundjavë, ndërsa bizneset e zonës urbane të mbajnë ditë pushimi. Në kuadër të rregullores për orarin e punës së bizneseve që operojnë në territorin e Komunës së Podujevës do të mbahet edhe një takim me qytetarë më 29 gusht, ku të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të japin propozimet dhe sugjerimet apo vërejtjet e draft rregullores.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë…