Mbahet “Festivali i kafes” në Mitrovicë

29 shtator 2022 | 15:54

Në urën kryesore mbi lumen Ibër, në Mitrovicë është mbajtur për herë të parë “Festivali i kafes”, i organizuar nga Community Building Mitrovica (CBM) e mbështetur nga USAID dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Në këtë festival në mesin e shumë pjesëmarrësve, i pranishëm ishte edhe nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, i cili ka përshëndetur iniciativat e tilla të cilat kanë për qëllim bashkimin e njerëzve dhe të rinjve nga përkatësitë e ndryshme që përmes kafes të shkëmbejnë biseda të ndryshme.

May be an image of 11 people, people standing and outdoors

Ndërsa, Aferdita Sylaj Shehu, drejtoreshë në Community Building Mitrovica (CBM), ka thënë se “Festivali i kafes” për herë të parë po mbahet në Kosovë, respektivisht në qytetin e Mitrovicës, ku qëllimi kryesor i këtij festivalit është bashkimi i komuniteteve në Mitrovicë dhe regjion, për të shijuar ditën me nga një kafe, me muzikë live dhe me biseda fqinjësore.

Festivali është shoqëruar me aktivitete të ndryshme si; muzikë, art, instlacione artistike dhe punëdore nga ‘Bonevet Mitrovica’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), me qëllim që të njoftojë…