Mbahet gara e diturisë në shkencën e matematikës në Prishtinë

17 prill 2018 | 11:44

Në vazhdën e aktiviteteve dhe garave të shumta, në funksion të identifikimit të talentëve të rinj, mbështetjes së tyre dhe përmirësimit të cilësisë në arsim, Drejtoria e Arsimit të komunës së Prishtinës ka organizuar dje garën në lëndën e matematikës për nxënësit e klasës XII.

Ky organizim u bë në koordinim me studentë të Kosovës që studiojnë në Universitetin e Koprit në Slloveni, dhe me ish-drejtoreshën e arsimit të Komunës së Gjakovës, Diana Qarkaxhija.

Në këtë garë pjesëmarrës ishin 25 nxënës të klasave të dymbëdhjeta (XII), të cilët pasi kanë treguar shkathtësi dhe rezultate të larta në garat e zhvilluara në shkollat e tyre, iu nënshtruan testit në nivel komune.

Veçantia e kësaj gare është se dy kandidatët më të suksesshëm do të fitojnë të drejtën për të studiuar në Universitetin e Primorskës në Republikën e Sllovenisë, me bursë të plotë në vlerë prej 4,500 eurosh.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rihanna nuk ka turp kur bëhet fjalë për veshjen. Këngëtarja…