Mbahet Moduli 10 i Kursit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë

06 qershor 2023 | 12:07

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në bashkëpunim me Komitetin e Specializantëve, ka vazhduar kursin mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1, Shkathtësitë Bazike Kirurgjike kësaj radhe Moduli 10: “Menaxhimi i Gjakderdhjeve ne Kirurgji & Anastomoza e Arterieve & Produktet e Gjakut’’, i cili është dizajnuar sipas modelit të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, (ACS/APDS Surgery Resident Skills Curriculum), dhe është pjesë e një kurrikule me tre faza.

E gjithë kjo punë është arritur fal angazhimit të përbashkët të Komiteteve për Edukim Specialistik, Komitetit për Edukimin e Studentëve të Mjekësisë, Komitetit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional dhe Komitetit të Specializantëve., ku ky modul si modulet tjera janë përqendruar në procedurat e menaxhimit të rrugëve të frymëmarrjes.

Moduli 10: “Menaxhimi i Gjakderdhjeve ne Kirurgji & Anastomoza e Arterieve & Produktet e Gjakut’’ me ligjërues Prof. Dr. Lulzim Vokrri, Prof. Dr. Bukurije Zhubi, Dr. Fatmir Hajdari, si dhe ndihmës ligjëruesen, Dr. Marigona Haziri,

Me këtë rast, drejtori Ekzekutiv i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, dr. Sadik Llullaku, përshëndeti të pranishmit, specializantët në këtë modul, dhe njëherit vuri në pah profesionalizmin e Prof. Dr. Lulzim Vokrri dhe Prof. Dr. Bukurie Zhubi, të cilët janë model që me punën dhe përkushtimin që kanë treguar, mund të arrihet niveli i standardeve ndërkombëtare në lëmin e shkencës në Kosovë. Ai shtoi se me këtë modul, specializantët do të informohen më shumë sa i përket menaxhimit të gjakderdhjeve dhe produktet e gjakut.

Njëherit, dr. Llullaku prezantoi punën e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës në edukimin e specializantëve, për të cilën tha se është e rëndësishme prezenca e specializantëve, në mënyrë që të marrin dije dhe të avancohen në profesionin e tyre të shkencës. Ai vlerësoi lartë kontributin e vazhdueshëm dhe në koherencë, që ka dhënë dhe po vazhdon edhe më tutje të japë kryetari i KCS-së, Prof. Dr. Rifat Latifi.

Sipas dr. Llullakut, me këtë angazhim, është duke u përmbushur një nga qëllimet kryesore të misionit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, përkitazi me edukimin e mjekëve të rinj sipas standardeve profesionale ndërkombëtare.

Ndërkaq, Prof. Dr. Lulzim Vokrri, përmes këtij moduli : “Menaxhimi i Gjakderdhjeve ne Kirurgji & Anastomoza e Arterieve”, shpjegoi në detaje definicionin e gjakderdhjes, shkaqet e gjakderdhjes dhe ndarjen e gjakderdhjes, kurse sipas etiologjisë, janë ato traumatologjike dhe patologjike.

Prof. Dr. Vokrri shpjegoj edhe faktin se në raste të tilla, kërkohet edhe ekip multidiciplinar, duke përfshirë mjekun emergjent, kirurgun kardiovaskular, anesteziologun dhe reanimatori, stafi i infermierëve, fizioterapeuti, ekipi kardiovaskular i koordinuar dieticienti dhe ergoterapia. Kurse sa i përket klasifikimit të lëndimeve alteriale, dr. Vokrri i ndanë ato në kronike dhe akute.

Ndërkaq, Prof. Dr. Bukurije Zhubi, foli për temën” Transfuzioni i produkteve të gjakut eritrociteve, plazmësllojet e tyre dhe aplikimiterapeutik i tyre”. Ajo theksoi nevojën dhe rëndësinë e gjakut duke potencuar se gjaku është i nevojshëm për menaxhimin e pacientëve të cilët vuajnë nga: kanceri, sëmundjet e gjakut, anemia aplastike, talasemia, sëmundja e drapërocitës, hemofilia dhe leukemia.

Po ashtu, Prof. Dr. Zhubi shpjegoi se trajtimi transfuziv me produkte gjaku, po ashtu nevojitet në situata kur duhet të mbështeten procedura të avancuara mjekësore dhe kirurgjike duke përfshirë këtu traumat, kirurgjinë kardiovaskulare, neurokirurgjinë, si dhe transplantimin e organeve. Megjithatë, sipas saj, pavarësisht nga shkalla e zhvillimit të sistemit të kujdesit shëndetësor, transfuzioni ngel shpesh si opsioni i vetëm për mbijetesë për shumë pacientë., prandaj, duhet të përmbushen nevojat për gjak dhe produkte të gjakut të sigurta.

Faza 1 – Edukimi Bazik, është krijuar për t’u mësuar specializantëve aftësitë thelbësore kirurgjikale në fazat e hershme të trajnimit të tyre.

Secili nga 12 modulet do të udhëhiqet nga një specialist (si instruktor dhe si mentor) dhe një specializant. Në këtë Kurs po marrin pjesë mbi 70 specializantë, dhe faza e parë do të vazhdojë të mbahet çdo dy javë deri në fund të muajit Qershor 2023.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samir Dernjani shpall te pavlefshme certifikatën e biznesit "Samir Dernjani”…