Mbahet Panairi i Bizneseve Shqiptare në Wien Austri

17 tetor 2022 | 11:05

Në Vienë të Austrisë është mbajtur Panairi ditor  i bizneseve dhe produkteve ushqimore.
Ky panair është organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri , me kryetar z. Yll Blakaj, gjjthashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Ambasadës së Shqipërisë  dhe  Kosovës në Austri ,gjithashtu e pranishme ishte  Rozeta Hajdari ministre e  Ministrisë së Industrisë së Republikes së Kosovës.

Shkruan: Miftar Zagragja

Në Sallën e bukur të qytetit në Vjen të Austrisë.

Moderatori: z. Arben Miftari , sekretarja e Rrjetit  Linda Fetiu, z. Yll Blakaj – Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri me urimin përshëndetës drejtuar të pranishmëve, i cili i uroi mirëseardhje bashkëatdhetarëve, i falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij, i përshëndeti të pranishmit ,mes tjerash tha:

Zonja dhe zotërinj, mirë se keni ardhur, ne emër të Këshillit organizues ju përshëndes. Ai në pika të shkurta foli mbi rëndësinë e këtij panairi, pastaj ia dha fjalën përfaqësuesit të Ambasadës së Shqipërisë, ambasadorit z. Roland Bimo. Ambasadori në emër të stafit të Ambasadës së Shqipërisë i përshëndeti  të pranishmit. Të nderuara zonja, të nderuar zotërinj, miq të nderuar Austriakë, një falënderim i veçantë edhe për Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Austri dhe të gjith  mysafirët,si dhe z. Rozeta Hajdari, Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Falenderojmë të gjithë të pranishmit që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre.Apeloj që të ndihmohen edhe  nxënësit e shkollave shqipe në diasporë. Ai kërkoi nga  prindërit t‘i dërgojnë fëmijët në mësimin plotësues,që të ruhet gjuha dhe kultura e pastër shqiptare.

Ambasadori i Repulikës së Kosovës në Austri, z. Lulzim Pllana, në emër të stafit të Ambasadës së Kosovës i përshëndeti  të pranishmit.

Të nderuara zonja,të nderuar zotërinj, Miq të nderuar Austriak, një falënderim i veçantë edhe për Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Austri dhe  mysafirët nga Kosova, në krye me  z. Rozeta Hajdari, Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Falënderojmë përzemërsisht për prezencen tuaj në këtë panair. Këto ngjarje janë të mirëpritura pasi përmes ekspozimit të produkteve vendore bëhet edhe promovimi i kulturës,kjo ka një domethënie të madhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Në këtë panair prodhuesit, përkatësisht kultivuesit e traditës, i prezantojnë bizneset dhe prodhimet e ushqimeve tradicionale.

Pastaj në vazhdim iu dha fjala edhe ministres Rozeta Hajdari, e cila iu drejtua të pranishmëve:

Zonja dhe zotërinj, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju përshëndes të gjithëve,përzemërsisht për prezencën tuaj  në këtë panair.Gjithashtu  e përshëndeti edhe Këshillin organizues.Ajo mes tjerash tha: Ndihem e lumtur që jemi në mesin e mërgimtarëve tanë ,roli i mërgatës shqiptare për Kosovën dhe trojet shqiptare ka qenë dhe ka mbetur shumë i fuqishëm, ne jemë krenari për punën dhe aktivitetin e mërgatës shqiptare.
Ministrja mes tjerash tha se me Austrinë kemi marrëdhënie të mira dhe shkëmbime të mira tregtare. Panairi ka rëndësi shumë të madhe, sepse përpos prezantimit të biznesev dhe produkteve të kompanive, njëkohësisht  prezantohet edhe  shteti.Domethënë prezentimi i përgjithshëm se çka ka në  bizneset e Diasporës dhe ato vendore. Çka mund të ofrojë Kosova në tregun ndërkombëtar dhe në tregun Austriak.Në këtë panair janë prezantuar bizneset dhe produkte ushqimore. Kemi vendosur që ta risjellim Kosovën në këtë panair me mbështetjen edhe të partnerëve tanë dhe ndërkombëtarë për të shfrytëzuar edhe një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv, te bizneseve  ushqimore shqiptarekosovare që të depërtojnë dhe të shiten në tregjet evropiane pa barrierat e së kaluarës.

Andaj ka qenë shumë e rëndësishme që në tregun Austriak ,i cili  është brenda Bashkimit Evropian të kemi edhe ne prezencën e produkteve të ndryshme të Kosovës, të cilat në të ardhmen mund të jenë pjesë e qytetarëve Austriak. Gjithashtu  pjesëmarrësit në këtë panair, u shprehen shumë të kënaqur pasi që panairet e tilla sjellin shumë vizitorë, të cilët janë të interesuar për të  sjellur edhe bizneset nga diaspora në vendlindje. Organizimi i Bizneseve Shqiptare në Austri  është i domosdoshëm, me qëllim  të ruajtjes së  gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare. Në këtë panair ishin prezent: Konsull i Republikës së Kosovës në Austri, z. Jeton Maliqi, z. Skender Rama – udhëheqës i projektit Kosovo Compete-USAID pasatj z. Omer Nura – Kryetar i Rrjetit në Finlandë, pastaj Prodhues nga Kosova: z. Armend Malazogu – Fruntomania dhe Kreshnik Shehu-SHEHU pasatj z. Lirim Krasniqi – Bashkë-drejtor, Germin pastaj z. Luiza Sekiraça – Menagjere e Projektit Mardi, Caritas Switzerland pastaj Kryetart e degëve – prezentim nga Sekretari dhe Koordinatorja. Kosova Lindore, Maqedonia, Ulqin,Mali i Zi dhe Shqiperia. Në këtë panair ishin prezent: Prezantimi i katalogëve të firmave nga trojet shqiptare :

Blakaj Fenster &Türen GmbH, Koppstraße 47, 1160 Wien; RR Electro Engineering GmbH, Simmeringer Hauptstraße 39, 1110 Wien; 3eni Design Studio, Ilse-Arlt-Straße 12/1/331, 1220 Wien; SB Elektrotechnik, Moostaler Straße 21, 4623 Gunskirchen; BrüderBau, Aisthofen 74, 4320 Perg; Fron-KS, Istog, Kosovë; Auto Bugari GmbH, Traunuferstraße 114, 4052 Ansfelden; Adri Bugari, Traunuferstraße 114, 4052 Ansfelden; Kanzlei ALB, Dietrichsteingasse 5/2. St., 1090 Wien; AMACaffe, Hirschstettner Straße 19/B03, 1220 Wien; Garten Pflaster, Untere Hauptstrasse 24, 2443 Deutsch Brodersdorf; ALBI e.U., Ignaz-Harrer-Straße 29, 5020 Salzburg; SuchAgents AT GmbH, Lunzerstraße 64, 4030 Linz; Rollflex, Dorfstraße 16, 3464 Goldgeben;

ALBInfo, Austri; R.B.M. Autorepair, Leo Mathauser Gasse 88, 1230 Wien;

Primus Immo & Gastro GmbH, Alaudagasse 2, 1100 Wien; Hekuri GmbH, Johnstrasse 41/6, 1150 Wien; GNA Holzbau GmbH, Eisgrubengasse 2-6, HA01,B1 504, 2334 Vösendorf; K&N. Trockenbau e.U., Davidgasse 99/2/2, 1100 Wien; Bemalen, Storkgasse13/1, 1050 Wien; AR Bau GmbH, Obergeschwendt 8, 4730 Waizenkirchen; Femija, Passauerstrasße 24, 4731 Prambachkirchen; Elektrogrosshandel Zuta, Alxingergasse 55/13, 1100 Wien; Luani Bau GmbH, Alanovaplatz 20/3, 2320 Schwechat; Sharri Market, Quellenstraße 4, 1100 Wien; Limani Market, Wallensteinstraße 5, 1200 Wien; Iso Tech, Fadingerstraße 20, 4730 Waizenkirchen; Algev Bau GmbH, Tendlergasse 15, 1090 Wien; Alushaj GmbH, Alliiertenstraße 5, 1020 Wien; Montscher&Partner Ges.m.b.H., Seitenhafenstraße 19/Objekt32, 1020 Wien; Laee Handels GmbH, Plainstraße 117, 5020 Salzburg; Meshcom, Austri; Möva Group, Austri; Tactica, Kosovë; Art Stone Technology, Gjilan/Kosovë; Shehu-KS, Bushat/Kosovë; Mobile Dekor, Pejë/Kosovë; Green House, Pejë-Rozhajë-Radac/Kosovë; InterCom, Prizren/Kosovë; Proton Cable, Kosovë; Gemix, Drenas/Kosovë; Tiki-KS, Prishtinë/Kosovë; Kalaja Epox, Stime/Kosovë; Asko Nobell, Kosovë; Bentonni, Kumanovë/Maqedoni; KurajaPrint, Prishtinë/Kosovë; Incodeks, Kosovë; TakTika Studio, Prishtinë/Kosovë; Kutija.Net, Prishtinë/Kosovë; F.A.R. Logistics, Kosovë; DASNetwork, Prishtinë/Kosovë; Lumi-KS, Pejë-Prishtinë/Kosovë; CiaoBerto, Prishtinë/Kosovë.

z.Yll Blakaj, Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri dhe shumë aktivist dhe individ të Shoqatave të ndryshme nga Austria …etj, po mund të perfishihen  të  gjith  ata qe e meritojnë.

Kerkojmë falje nga të tjerët që s‘i kemi permendiur.

Moderatori e shpallen te mbyllur panairin. Në fund për të gjithë të pranishmit u shtrua një koktej modest.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është publikuar përmbajtja e e-mailit që Angelina Jolie i ka…