Mbahet protesta e 17-të antiqeveritare në Serbi

27 gusht 2023 | 14:48

Në Beograd është mbajtur protesta e 17-të me radhë e opozitës serbe me sloganin “Serbia kundër dhunës”.

Këto protesta zhvillohen pas dy ngjarjeve tragjike që ndodhën në muajin maj ku mbetën të vrarë dhjetëra persona.

Organizatorët e protestës, kryesisht nga radhët e partive opozitare dhe një pjese të shoqërisë civile, kanë thënë hanë se kjo protestë kishte në qendër heshtjen për promovimin e dhunës që vjen çdo ditë nga mediat proqeveritare.

Për dallim nga protesta e kaluar këtë herë është vërejtur një numër dukshëm më i madh i qytetarëve serbë.

Protestuesit kanë kërkuar largimin e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratislav Gashiq dhe drejtorit të Agjencisë së Informacionit të Sigurisë serbe, Aleksandër Vulin, i sanksionuar së fundmi nga Thesari Amerikan i Shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fundjava e fundit e gushtit duket se ka zbrazur Kosovën.…