Mbahet punëtoria e përbashkët mes Gardës Kombëtare të Iowas dhe FSK-së

19 shtator 2019 | 16:23

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të enjten zhvilloi punimet punëtoria nga Garda Kombëtare e Iowa (IANG) në ShBA dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë punëtorisë ushtarët i ka vizituar gjeneralmajor Enver Cikaçi, zëvendëskomandanti i FSK-së dhe gjeneralbrigade Randy E. Greenwood Shefi i Shtabit, Garda Kombëtare Ajrore e Iowa – ShBA.

Në ceremoninë e hapjes së punimeve një fjalë rasti e mbajti rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, prof. asoc. dr. Ismet Temaj, i cili ka theksuar se është nder, privilegj dhe emocion i veçantë për të dhe punonjësit e Universitetit “Ukshin Hoti” të jenë nikoqir i një organizimi kaq të rëndësishëm, ku mysafirë janë ushtarët amerikanë dhe ushtarët e Kosovës.

“Vendosja e forcave paqeruajtëse të KFOR-it dhe Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë kanë pasur rëndësi të veçantë për vendosjen dhe sigurimin e paqes dhe vendosjen e celulave të institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse që u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 2008. Sot shohim ushtarët amerikanë dhe ushtarët e FSK-së të mbajnë trajnime së bashku, tepër domethënëse por edhe emocionuese. Përherë mirënjohës për ushtarët dhe popullin amerikan për atë çka kanë bërë dhe po bëjnë për qytetarët e Kosovë”, ka thënë Temaj.

Ndërkohë rektori i priti në takim gjeneralët Cikaqi e Greenwood dhe profesorin Mark Baskin, ish-administratori i parë i UNMIK-ut në Prizren, i cili e kryesoi këtë punëtori.

Qëllimi i punëtorisë ishte të simulojë një seancë të planifikimit strategjik për operacionet e paqes nga perspektiva e korrikut 1999 në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana…