Mbahet punëtoria për përmirësimin e qëndrueshmërisë së ujësjellësve në Kosovë

10 shtator 2019 | 17:30

Është mbajtur punëtoria e organizuar nga Qeveria zvicerane me temën: “Përmirësimi i qëndrueshmërisë të ujësjellësve ndaj ndryshimeve klimatike në Kosovë”.

Qëllimi i kësaj punëtorie ka qenë: paraqitja dhe verifikimi i gjetjeve fillestare të misionit vlerësues, konsultimi me Kompanitë Rajonale të Ujësjellësve (KRU) dhe palët kryesore të interesit për konceptin dhe objektivat e projektit, prioritetet fillestare të KRU -ve dhe veprimet në lidhje me ndikimet në qëndrueshmërinë klimatike, si dhe për çështjen e ujit pa të ardhura dhe efiçiencën e energjisë, dhe reagimet për përmirësimet ligjore /rregullatore që ndikojnë në përmirësimin e reduktimit të ujit pa të ardhura dhe në efiçiencën e energjisë.

Në këtë punëtori kanë marrë pjesë përfaqësues nga të gjitha kompanitë rajonale të ujësjellësve të Republikës së Kosovës, organizatorët nga Zyra Zvicerane në Kosovë, përfaqësues nga Autoriteti Rregullator i Ujit, përfaqësues nga Shoqata e ujësjellësve dhe kanalizimeve të Kosovës dhe nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (Njësia për politika dhe monitorim e ndërmarrjeve publike), etj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jordan Henderson është i vetëdijshëm se Kosova është ekip që…