Mbahet punëtoria “Prishtina e secilit”

15 korrik 2021 | 14:54

Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung ka organizuar të enjten një punëtori, në të cilën ka diskutuar për mundësitë e përkrahjes për ofruesit direkt të shërbimeve sociale në komunën e Prishtinës në kuadër të platformës “Prishtina e secilit”.

Në këtë punëtori u ftuan përfaqësues të shoqërisë civile që ofrojnë shërbime direkte sociale për grupet e margjinalizuara, para të cilëve u prezantua platforma e iniciuar nga komuna, dhe e cila përbën një tërësi të masave konkrete që për qëllim përfundimtar kanë avancimin dhe fuqizimin e pjesëtarëve të grupeve të margjinalizuara, të diskriminuara e rrezikuara në Prishtinë.

Në këtë punëtori u dëgjuan përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe ekspertëve dhe të ofruesve të shërbimeve që trajtojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë nevojat e grupeve të margjinalizuara, në mënyrë që ofrimi i përkrahjes financiare nga Komuna të bëhet me vendim të mirë informuar në bashkëpunim me të gjithë akterët në këtë fushë.

Po ashtu, në këtë takim u bë regjistrimi për punëtoritë tematike që do të mbahen në javët në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Kauri, vijon që të komentohet shumë…