Mbahet takimi i 11-të i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim

26 mars 2024 | 08:04

Takimi i 11-të i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë do të mbahet sot e nesër në mjediset e Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, hapja do të bëhet nga Mimoza Kusari-Lila dhe Lukas Mandl, bashkëkryesues të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë.

Në vazhdim, pikëpamjet e tyre mbi gjendjen e marrëdhënieve BE-Kosovë, do t’i paraqesin: Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit; Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog; Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim; AnnaCarin Platon, shefe e Sektorit Politik, Ekonomik për Integrim Evropian, në emër të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë dhe në emër të Komisionit Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të mblidhet sot…