Mbahet takimi i grupit punues për Strategjinë Shtetërore të Sigurisë Kibernetike

23 tetor 2020 | 16:35

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të premten është mbajtur takimi i grupit punues për Strategjinë Shtetërorë të Sigurisë Kibernetike dhe planin e veprimit 2020-2025.

Takimin e hapi koordinatori i Strategjisë, njëherazi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha i cili ka theksuar se prioritet i Ministrisë së Punëve të Brendshme, është zbatimi me sukses i Strategjisë Shtetërore të Sigurisë Kibernetike.

Zëvendësministri Berisha ka thënë se ngritja e sigurisë është e domosdoshme në të gjitha institucionet publike dhe se tashmë janë bërë plane konkrete të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe teknologjike.

Me këtë rast, nga grupi punues fillimi i muajit nëntor u përcaktua si objektiv i realizimit të draftit fillestar me qëllimin që t’i hapë rrugë kompletimit të Strategjisë së re.

Ministria e Punëve të Brendshme është duke hartuar projektligjin për siguri kibernetike, ku qëllimi i këtij ligji do të jetë që të përcaktojë parimet e sigurisë kibernetike, parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik në Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i cili shënohet…