Mbahet takimi i parë i Task Forcës në nivel të qytetit të Pejës

08 shtator 2020 | 16:13

Të martën është mbajtur takimi i parë i Task Forcës në nivel të qytetit të Pejës, në të cilin u diskutuan rregullativat e udhëzuesit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Komuna e Pejës ka njoftuar se kjo Task Forcë është zotuar se do ta mbikëqyr zhvillimin e procedurave për fillimin e vitit të ri shkollor, duke marrë të gjitha masat parandaluese sipas zbatimit të rregullave kundër Covid-19 dhe nga e mërkura do të bëhet monitorimi i të gjitha shkollave në mënyrë, që të shihet gatishmëria e tyre për fillimin e vitit të ri shkollor.

Plani i Punës së Task Forcës është formuar dhe do të bëhen vizita të rregullta në të gjitha shkollat, ndërsa takime do të ketë çdo javë.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sport Club ‘Gjilani’ njofton se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin…