Mbajtja e maskave në ambiente të hapura është e dëmshme, ja dy arsye pse

14 tetor 2020 | 00:55

Vendimi për mbajtjen e detyruar të maskës do të hyjë në fuqi që nga dita e enjte në Shqipëri, ndërkaq në Kosovë nga koha kur është shfaqur Covid-19 është duke u bartur maska.

Në lidhje me këtë çështje imazheristi i Spitalit Infektiv, Renato Osmenaj, përmes një shënimi në rrjetet sociale ka thënë se mbajtja e maskave në ambiente të hapura nuk ka asnjë vlerë mbrojtëse.

Sipas tij, mbajtja e maskave në ambiente të hapura ndikon shumë negativisht te personat që mund të jenë të prekur nga koronavirusi dhe janë në fazë inkubacioni apo asimptomatikë, si dhe shtojnë mundësinë e përhapjes së virusit!

Sipas tij, kjo ndodh sepse:

1- rrisin dozën e kontaminimit në mënyrë autologe ne pamundësi të ekspiracioni 100% duke u bërë shkak për agravim të sëmundjes dhe shtim fatalitetesh.

2- nëse këta persona mbas mbajtjes në rrugë të maskës hyjnë në ambjente të mbyllura ( bare, restorante etj) hedhin në ambjent doza më të larta sesa do të hidhnin nëse nuk do akumulonin ngarkesa false nga mbajtja e maskave në rrugë.

Dmth mbajtja e maskave ne ambjente te hapura është totalisht e dëmshme”, ka shkruar Osmenaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ftuar në A-Show me gazetarin Adi Krasta, ish-kryetari i…