Mbappe mund t’i bashkohet klubit anglez në verë

14 shkurt 2024 | 16:35

Kylian Mbappe mund të refuzojë Real Madridin dhe t’i bashkohet Arsenalit. Duke ndjekur gjurmët e legjendës franceze Thierry Henry.

E ardhmja e fituesit të Kupës së Botës është sërish në dyshim, me kontratën e tij me Paris Saint-Germain që përfundon në verë. Ai pritet të largohet në fund të sezonit.

Gjigantët madrilenë thuhet se nuk janë të gatshëm të përmbushin kërkesat financiare të lojtarit. Klubet e Premier League si Arsenali dhe Liverpool janë shfaqur si destinacione të mundshme për Kylian Mbappe.

“Mbappe do t’i bashkohej me dëshirë. Kërkon të ndjekë Thierry Henry. Ky vlerësim për historinë dhe legjendat ka qenë lloji i të menduarit që dikur e ka udhëhequr karrierën e tij”, shkruan The Independent.

Delaney shtoi se pavarësisht se është një nga sulmuesit më të mirë në futbollin botëror, opsionet e Mbappe janë të kufizuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës nesër (e enjte) do t'i mbajë dy…