Mbappe thuhet se tashmë ka përzgjedhur numrin në fanellë te Real Madridi

18 shkurt 2024 | 17:17

Kylian Mbappe është një këmbë në Madrid dhe një në Francë, pasi tashmë i ka konfirmuar Paris Saint-Germainit se do të largohet në verë.

Sulmuesi francez largohet nga gjiganti i Ligue 1 si lojtar i lirë, pasi kontrata i skadon më 30 qershor.

Shumë media ndërkombëtare e bëjnë të kryer kalimin e tij te Real Madridi, ndonëse ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.

Duke qenë në një situatë të tillë, Relevo raporton se Mbappes i është ofruar numri 9-të dhe ai 10-të.

Numri i sulmuesit tipik është i lirë, mirëpo francezi e ka refuzuar këtë mundësi, pasi dëshiron atë të Luka Modric (10), raporton Telegrafi.

Mesfushori kroat do të largohet me të përfunduar ky sezon, ndërsa Mbappe dëshiron ta ketë numrin 10 në fanellë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stinori pranveror në Superligën e Maqedonisë së Veriut ka startuar…