Mbërrijnë dronët dhe raketat iraniane, Izraeli nis rrëzimin e tyre, raportohet për shpërthime të forta

14 prill 2024 | 01:18

Izraeli me sistemin raketor “Iron Dome” veçse ka nisur goditjen e raketave dhe dronëve iranianë të cilët kanë arritur mbi qiejtë izraelitë.

Sirenat janë lëshuar në qytet teksa sistemi antiraketor ka nisur ndjekjen dhe rrëzimin e raketa iraniane.

Përveç Izraelit, dronë dhe raketa iraniane janë goditur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Al Jazeera raportoi për shumë “goditje aktive rrëzuese” të sulmeve hyrëse mbi qiellin e Tel Avivit dhe kamerat kanë kapur një numër të shpërthimeve në qiellin e natës mbi qytet.

Ushtria izraelite lëshoi një paralajmërim se banorët e Lartësisë Golan, Nevatim, Dimona dhe Eilat t[ qëndrojnë “pranë hapësirave mbrojtëse deri në njoftimin e mëtejshëm”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani ka deklaruar se sulmi mbi Izraelin ka qenë përgjigje…