Mbesa e Joe Biden, Naomi do të martohet me partnerin e saj në Shtëpinë e Bardhë

05 prill 2022 | 16:21

Mbesa e presidentit të Amerikës, Joe Biden, Naomi do të martohet në Shtëpinë e Bardhë.

Vajza 28-vjeçare e djalit të Biden, Hunterit, postoi në Twitter lajmin festiv të hënën (4 prill), duke falënderuar gjyshërit e saj për këtë mundësi.

“Peter dhe unë i jemi pafundësisht mirënjohës gjyshërve të mi për mundësinë për të festuar dasmën tonë në Shtëpinë e Bardhë. Mezi presim që zyrtarizojmë marrëdhënien tonë ndaj njëri-tjetrit dhe për atë që na pret”, ka shjkruar ajo.

Sipas Associated Press, dasma do të bëhet këtë vjeshtë, ndërkohë Michael LaRosa, sekretari i shtypit për Jill Biden, i tha gazetës se familja është “ende në fazat e planifikimit të të gjitha festimeve të dasmës”, shkruan People.

“Në përputhje me ngjarjet e tjera private të organizuara nga Familja e Parë dhe duke ndjekur traditat e festimeve të mëparshme të dasmave të Shtëpisë së Bardhë në administratat e mëparshme, familja Biden do të paguajë për aktivitetet e dasmës që ndodhin në Shtëpinë e Bardhë”, shtoi tutje LaRosa.

E diplomuari për drejtësisë në Kolumbia, Naomi u fejua me Peter Neal, një student tjetër në shkollën juridike, në shtator.

Dasma e tyre do të shënojë martesën e parë në Shtëpinë e Bardhë që nga administrata e Nixon.

Duke ndarë një fotografi të saj dhe Neal së bashku, Naomi ngriti dorën në foto për të treguar unazën e saj të fejesës në Instagram vjeshtën e kaluar.

Dhëndri i ardhshëm Neal është internuar më parë për fushatën presidenciale të Hillary Clinton, sipas Guest of Guest.

Gazeta shtoi se ai gjithashtu u internua në Shtëpinë e Bardhë kur Barack Obama shërbente si President dhe kur gjyshi i Naomit shërbeu si i dyti në komandë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 30 vjet nga fillimi i rrethimit të Sarajevës…