Mbështetja financiare e nevojshme për zhvillimin e sektorit privat

30 korrik 2018 | 13:51

Në lansimin e programit për mbështetje financiare në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë për bizneset e mesme dhe të vogla nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka zhvilluar aktivitetin e radhës me Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, duke synuar informimin më të hollësishëm rreth këtij programi për bizneset anëtare të saj.

Drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, ka thënë se ky program ka qenë i nevojshëm edhe më përpara si shtysë ndaj sektorit privat në Kosovë.

Ai ka përmendur kërkesën e bërë nga komiteti i inovacionit të Odës Amerikane për të pasur një qasje dhe vëmendje më të madhe ndaj fushës së inovacionit në Kosovë.

Ndërsa presidenti i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, Ilir Ibrahimi, ka falënderuar ministrin Beqaj për gatishmërinë e treguar në mbështetjen e fushës së inovacionit dhe ka mirëpritur lansimin e këtij programi, rezultatet e të cilit ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik.
Kurse ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka thënë se financimi nga ky program synon kryesisht zhvillimin e sektorit privat.

Sipas tij me krijimin e politikave në këtë fushë dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike në vend.

Beqaj ka theksuar se ministria që drejton po synon rritjen e produktivitetit dhe potencialit të kompanive vendore për të arritur një qasje më të lehtë në tregjet rajonale dhe botërore.

Ai ka njoftuar të pranishmit se ky program synon të financojë tri nivele të bizneseve sipas standardeve të Kosovës, biznese të mesme, të vogla dhe ato në fushën e inovacionit dhe bizneset startup, të cilat do të financohen nga 10,000 deri në 100,000 euro e që përfshijnë sektorë të ndryshëm dhe jo vetëm nga fusha e inovacionit.

“Përmes këtij programi synohet zhvillimi ekonomik në vend nga i cili do të gjenerohen po ashtu edhe vende të reja pune”, ka deklaruar ai.

Ministri Beqaj ka bërë me dije se gjatë javës së ardhshme do të publikohet koncept dokumenti për ligjin e inovacionit i cili përfshin bizneset startup, angel investors, dhe inkubatorët, ndërsa ka përmendur se janë duke punuar në draftimin e strategjisë për Ndërmarrësi dhe Inovacion.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë debatin parlamentar lidhur…