Mbi 1 000 njerëz janë mbytur në Mesdhe këtë vit

03 korrik 2018 | 10:32

Mbi një mijë njerëz janë mbytur në Detin Mesdhe këtë vit, duke lundruar nga Libia për në Evropë, ka bërë me dije Organizata Ndërkombëtare për Migrim.

Rreth 204 vetë kanë vdekur vetëm në ditët e fundit, pasi kontrabanduesit i futën në anije të pasigurta, ka theksuar kjo organizatë.

Sipas saj, kontrabanduesit po i bindin emigrantët të kalojnë detin, duke iu thënë se pritet të vihen kontrolle më të mëdha në Mesdhe, në ditët në vijim.

Fluksi i emigrantëve është shumë më i vogël se në vitin 2015, kur mijëra njerëz kanë kaluar detin nga Afrika e Veriut për në Evropë.

Rruga tjetër, nga Turqia për në Greqi, e cila është përdorur nga mbi një milion njerëz në vitin 2015, është mbyllur dy vjet më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova duhet t’i vendosë vijat e saj të kuqe në…