Mbi 13 mijë qytetarë në Kosovë të prekur nga diabeti

14 nëntor 2019 | 13:22

Gjatë këtij viti në Kosovë janë evidentuar 38 raste nën moshën 18-vjeçare që janë të prekur nga diabeti.

Kështu është thënë me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit, organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik me moton “Mbroje familjen tënde”.

Drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, Naser Ramadani, ka bërë me dije se në Kosovë janë të regjistruar mbi 13 mijë raste të prekurve nga diabeti. Në këtë kontekst, Ramadani ka kërkuar angazhim serioz në luftimin e kësaj sëmundje.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Naim Bardiqi, ka thënë se sëmundja e diabetit në kuadër të kësaj ministrie trajtohet në rrafshin e parandalimit të hershëm dhe trajtimin e të prekurve nga kjo sëmundje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt u ka bërë thirrje të…