Mbi 2 mijë të vdekur nga fillimi i pandemisë në Kosovë dhe 13 mijë e 236 raste aktive me Covid

13 prill 15:18

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar të martën se nga fillimi i pandemisë në vendin tonë kanë vdekur mbi 2 mijë persona të infektuar me Covid-19.

IKShPK-ja ka treguar se në  Kosovë mbi 98 mijë persona janë infektuar me Covid, ku prej tyre janë shëruar  83 mijë e 591.

“Numri total i rasteve pozitive është 98.835 raste nga 482.413 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.008 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 1.009 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 83.591 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.236”, ka njoftuar IKShPK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur…