Mbi 200 mijë të shëruar nga koronavirusi

02 prill 2020 | 16:05

Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga koronavirusi (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 200 mijë.

Sipas faqes “Worldometer” që përpilon të dhënat rreth rasteve me COVID-19 në mbarë botën, deri më tani gjithsej 200 317 persona janë shëruar nga koronavirusi.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Kinë, saktësisht 76 408 persona.

Pas Kinës vijojnë Spanja me 26 743, Gjermania me 19 174, Italia me 16 847, Irani me 15 473, Franca me 10 935 dhe SHBA 8 878 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miroslav Lajçak as sot nuk ka nisur punën në pozitën…