Lajçaku ende nuk ka nisur punën si i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

02 prill 2020 | 15:59

Miroslav Lajçak as sot nuk ka nisur punën në pozitën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor.

Kështu kanë bërë me dije nga Bashkimi Evropian (BE), në një përgjigje për “klankosova.tv”.

“Procedura në Këshill nuk është përfunduar ende”, është shprehur Peter Stano, zëdhënës për medie nga BE-ja.

Ai ka thënë se pasi të përfundojë procedura, Këshilli do të bëjë një njoftim.

Lajçaku, i cili është propozuar për këtë post nga shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, është tërhequr nga pozita e ministrit të Jashtëm i Sllovakisë. Ai këtë detyrë e kishte ushtruar në një periudhë tetëvjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu do të vetë-karantinohet për shtatë…