Mbi 200 mijë vdekje nga koronavirusi në botë

26 prill 2020 | 20:23

Më se 205,399 vdekje lidhur me koronavirusin e ri janë raportuar në mbarë botën, njoftohet në platformën Worldometer.

Nga i njëjti burim bëhet me dije se SHBA-të vazhdojnë të jenë vendi me shifrat më të larta të vdekjeve (54,783), e pasuar nga Italia (26,644) dhe Spanja (23,190).

Sipas platformës, në të cilën përditësohen të dhënat mbi koronavirusin në kohë reale, që prej momentit kur është shfaqur rasti i parë e deri më tani janë raportuar 2,957,917 të infektuar me sëmundjen Covid-19.

Deri më tani, janë raportuar 867,546 të shëruar nga virusi, gjegjësisht gati një në pesë të prekur.

Në botë janë 1,884,972 raste aktive me koronavirus, ku 57,596 prej tyre janë në gjendje kritike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunë së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë me…