Mbi 200 vetura përfshihen në një aksident zinxhiror në Kinë

28 dhjetor 2022 | 12:03

Të paktën një person humbi jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë në qytetin kinez të Zhengzhou ku u përfshinë të paktën 200 makina.

Makina dhe kamionë u përplasën në urën Huange në Zhengxin, në një aksident që mendohet të ketë ardhur si pasojë e mjegullës.

Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur evakuimin e personave të bllokuar në pirgun e makinave të aksidentuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra shqiptare, Kukësi është në kërkim të një trajneri të…