Mbi 22 mijë qytetarë nga Kosova kanë hyrë sot në Shqipëri

12 gusht 2019 | 12:31

Prej orës 3:00 të mëngjesit kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë 22 145 shtetas të Kosovës me 4 058 mjete, ka bërë me dije Policia e Shtetit.

Policia Kufitare në Morinë, që prej orëve të mëngjesit ka shtuar sportelet në maksimum dhe po aplikon procedurën e përshpejtuar për të përballuar fluksin e jashtëzakonshëm në hyrje.

“Gjithashtu Policia Kufitare në Morinë po kryen kontrolle me përzgjedhje dhe sipas analizës së riskut, për mjete dhe persona të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, që mund të përfitojnë nga fluksi”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Ndërkohë, Policia Rrugore, për të parandaluar aksidentet dhe ndihmuar vargun e pandërprerë të automjeteve që lëvizin në drejtim të Lezhës dhe bregdetit, ka shtuar prezencën e Policisë Rrugore në rrugën e kombit.

Për shkak se te ura e Kukësit po kryhen punime, Policia Rrugore ka vendosur shërbim fiks për të ndihmuar qarkullimin e automjeteve në të dyja kahet e lëvizjes.

Policia Rrugore ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhje mos të parakalojnë karvanin e gjatë të automjeteve për shkak të fluksit të madh pasi rrezikojnë jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rruga nga qyteti i Shkodrës  deri në fshatin turistik të…