Mbi 300 persona shkyçen nga ujësjellësi rajonal “Prishtina”

18 mars 14:18

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” për dy muaj ka shkyçur rreth 300 konsumatorë në shtatë komunat e Kosova ku operon kjo kompani.

Bashkim Nishlija, banor i fshatit Bardhosh i cili i ka borxh ujësjellësit 880 euro, ka thënë për “Kosovapress” se borxhin nuk ka arritur ta paguajë për shkak të kushteve ekonomike.

Po ashtu Eset Haxha nga fshati Bardhosh ka thënë se me KRU “Prishtina” kanë lidhur një kontratë për të shlyer borxhin e mbetur.

Sipas tij, gjendja ekonomike në vend ka ndikuar që qytetarët të mos i paguajnë faturave ndaj ujësjellësit.

Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” rreth 644 shtëpi vetëm në fshatin Bardhosh, i kanë borxh ujësjellësit 173 mijë euro.

Në anën tjetër zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë se për dy muaj janë shkyçur nga ujësjellësi rreth 300 konsumatorë në shtatë komunat e Kosova të përfshira në këtë aksion.

Ajo ka thënë për “Kosovapress” se me shkyçje do të përballet secili konsumator që ka dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Mjeku ka theksuar se KRU “Prishtina” u ofron konsumatorëve të vetë mundësinë që përmes kësteve mujore të paguajnë borxhin e mbetur.

Sipas saj, aksioni i shkyçjes nga Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” është i shtrirë në Prishtinë duke përfshirë edhe qytetet Podujevë, Fushë Kosovë, Lipjan, Shtime dhe Graçanicë.

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” që nga janari ka nisur aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që kanë fatura të papaguara, dhe i gjithë ky aksion pritet të zgjasë deri në fund të viti 2018.

Borxhi aktual që konsumatorët e ujit kanë ndaj kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” është 50 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë anëtarë të një familjeje indiane janë vrarë dhe dy…