Mbi 33 mijë e 500 raste aktive me Covid në Kosovë

02 shkurt 2022 | 15:10

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 33 mijë e 538 raste aktive me Covid.

Sipas MSh-së gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur gjashtë persona dhe janë paraqitur 2 mijë e 563 raste të reja me Covid.

“Nga 12 259 testime, 2 590 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.  Sot janë shëruar 2 952 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 174 996. Në total numri i rasteve aktive është 33 538”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…