Mbi 46 mijë tifozë pritet të jenë në ‘Giuseppe Meazza’

09 qershor 2023 | 16:27

Ditën e nesërme, Interi do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni. “Zikaltrit” do të përballen me Manchester City në Stamboll për finalen e Ligës së Kampionëve, por zemra e Interit nuk do të rrahë vetëm në Turqi.

Milano po përgatitet për një natë të madhe në “Giuseppe Meazza”. Në stadiumin e Interit, mbrëmjen e nesërme do të jetë një ekran gjigant që do të transmetojë live finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Sipas prestigjiozes “Sportmediaset”, deri më tani numri i të pranishmëve do të jetë në 46.200 tifozë zikaltër. Për shkak të numrit të madh të tifozëve të pranishëm që do të jenë ditën e nesërme, Policia do të marrë masa maksimale për sigurinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të…