Mbi 5 mijë raste aktive me Covid në Kosovë

21 janar 2021 | 08:47

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 5324.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 320 raste të reja me koronavirus, shkruan lajmi.net.

E numri i pacientëve të shëruar është 269.

Brenda kësaj periudhe kohore janë regjistruar gjithashtu edhe 6 raste të vdekjes.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (80 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Obiliq 1 rast (55 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç).

Kështu, me statistikat e 24 orëshit të fundit, numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 56,732 raste nga gjithsej 213,372 persona të testuar për virusin Covid-19.

E me 6 vdekjet e regjistruara për këtë 24 orësh, numri i vdekjeve ka arritur në 1426.

Nga numri total i rasteve pozitive, 49,982 raste kanë arritur të shërohen dhe kështu, numri i rasteve aktive është 5324.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se mbi vendin tonë do…