Mbi 800 policë të angazhuar në sigurinë e institucioneve arsimore në Shqipëri (Video)

16 shtator 2019 | 17:32

Në ditën e parë të vitit shkollor, Policia e Shtetit ka bërë me dije planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Pranë çdo shkolle do të ketë prezencë të shtuar të efektivëve të rendit, të qarkullimit rrugor si dhe të policisë bashkiake.

Prindërit që shoqërojnë fëmijët e tyre me automjet nuk do të lejohet të parkojnë ose të qëndrojnë në hyrje të institucioneve shkollore.

Policia rrugore dhe ajo bashkiake ishte angazhuar për normalizimin e qarkullimit të trafikut në shkollat ku ka një numër të lartë nxënësish.

Masat e marra nga Policia e Shtetit për fillimin e vitit të ri shkollor 2019-2020 i ka bërë me dije drejtori i Rendit Publik, Albert Dervishi.

Sipas Dervishit specialistët e krimeve do të mbajnë kontakte me rojet e private të shkollave për të parandalimin e përdorimit të lëndëve narkotike nga nxënësit dhe të sendeve të ndaluara.

Një fokusi i veçantë këtë vit shkollor për Policinë e Shtetit janë shkollat e mesme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombinati metalurgjik “Trepça” në Kosovë vazhdon të përballet me probleme…