MBI TË GJITHA ÇLIRIMI I ATDHEUT NGA OKUPATORI SERB

18 janar 15:36

(Pjesë nga një fjalë imja për heronjtë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Malaj, Nuhi Berisha dhe Zija Shemsiu)

Shkruan: Ismet Rashiti

…Jusuf Gërvalla, Kadriu Zeka, Bardhosh Gërvalla, Rexhep Malaj, Nuhi Berisha, e Zijah Shemsiu, asnjëherë nuk i kanë nxjerrë para çështjes kombëtar pikëpamjet politike, apo interesat e ngushta të organizatave që përfaqësonin.
Ata nuk ishin të vetquajtur demokrat me fjalë e me rrahagjokse, por shumë demokratike ishte vepra e tyre. Demokratike ishte gjuha tyre, demokratike ishin shkrimet e tyre, demokratike ishin sjelljet, mendimet dhe veprimet e tyre politike. Qysh para kater dekadave, ndonëse në rrethana krejt tjera shoqërore e politike, ata kanë ditur të jenë tolerant ndaj mendimit të ndryshëm dhe ta respektojnë shumëllojshmërinë e mendimeve. Por, të jesh demokart i madh në pikpamje politike, nuk don të thot të jesh frigacak dhe ta durosh robërinë, të padrejtën dhe okupatorin. Ndaj këta ishin njëkohësisht luftetarë të lirisë që ditën ta luajnë gishtintë atëherë kur duhej, e ku duhej. Ditën të çëndrojnë e luftonë si Rexhep Malaj e Nuhi Berisha në qendër të Prishtinës. Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi, udhëhiqeshin nga parimi të cilin pastaj e dëshmuan me jetën e tyre: ”Mbi gjithçka tjetër duhet të jet çështja kombëtare, liria, pavarsia dhe bashkimi i tokave shqiptare në një shtet të vetëm”¨! Por, natyrshëm ata qyshë në vitin 1981, ndoqën rrugën e kompromisit, përkrahën zërin dhe kërkesat e popullit që kishte shtruar për zgjidhje në ato momente! Jo pse kjo ishte rruga më e mirë, por pse ishte më shpejt e realizueshme për të dalur nga zgjedha serbe.
Zëri i Kadri Zekës, pena e Jusuf Gërvallës puna vetmohuese e Bardhosh Gërvallës, mendja dhe qëndresa Rexhep Malajt e Nuhi Berishës, pastaj e Zijah Shemsiut, kanë qenë si një trup i vetëm dhe model i afrimit dhe unitetit në mes shqiptarëve nga të gjitha viset. Qëllim kryesor kishin bashkimin rreth idealeve çlirimtare. Çdo fjalë e Kadriut, Jusufit Bardhoshit, Rexhepit, Nuhit e Zijahut, ishte bashkim. Çdo hap, çdo lëvizje që bënin dhe çdo mendim i tyre ishte bashkim.

Image may contain: one or more people, car and outdoorEdhe natën e errët të 17 janarit 1982, në Untergrupenbach, afër Shtudgardit, Jusufi, Kadriu, Bardhoshi, ishin bashk, duke përmbyllur bisedimet për bashkimin e organizatave dhe krijimin e unitetit gjithëpopullor për çlirimin e Kosovës.
Pas një pune të lodhëshme gjatë ditës dhe orëve të para të natës së 17 janarit 1982, të tre veprimtarët kishin vendosur të dilnin për pak kohë të çlodheshin, të merrnin frymë dhe të bënin disa telefonata. Ka qenë ora 22 e 30 minuta. Pas nisjes së veturës nga Bardhosh Gërvalla, shkrepin plumbat e pabesë mbi veturën BWM 316, ngjyrë të gjelbërt. Dhjetë plumba të kalibrit 7.65 kanë qëlluar zemrën, mushknitë dhe qafën e tre bijëve dhe udhëheqësve të dashur të popullit shqiptar. Gjashtë plumba qëllojnë mbi trupin e Bardhoshit, 31 vjeçar, dy plumba kanë goditur nga afër Kadriun, 28 vjeçar, dy plumba tjerë tinzarë Jusufin, 36 vjeçar. Në karrikat e para të veturës ndrrojnë jetë, Kadriu e Bardhoshi, mbrapa përplitej Jusufi i plagosur rënd. Atë moment të dhemshëm sikur kishte filluar ta ndjente edhe vetura, e cila kishte lëvizur pa shofer, deri sa ndalet në muret
e garazhës bashk me të rrahurat e zemrës së Kadriut e Bardhoshit.
Gjaku më i mirë shqiptarë kishte filluar ta skuqte borën e ati dimri dhe t’a shkrinte acarin e asaj nate të ftohët. Jusufi arrinë gjallë deri në spital, duke pyetur vazhdimisht rrugës për Kadriun dhe Bardhoshin nëse janë gjallë, por gjithçka ishte bërë vonë. Ka ndrruar jetë, duke thënë: ”Na vrau policia sekrete jugosllave”.

Image may contain: 23 people, people dancing, people sitting and suit
Lajmi për vrasjen e tre bijëve më të shtrenjtë të popullit shqiptar, ishte pritur me dhembje e pikëllim të thellë nga mbarë bota shqiptare. Qindra veprimtarë nga Zvicra, Gjermania, Franca, Belgjika, me lot në sy ishin nisur drejt Untergrupenbachut në familjen Gërvalla, për të ndarë së bashku dhembjen dhe krenarinë për dëshmorët. Ky lajm kishte prekur jashtëzakonisht shumë të burgosurit politikë në burgjet ish jugosllave.
Agjencia Telegrafike Shqiptare kishte lajmëruar se ”Kosovës po i vriten djemtë e saj nga dora e UDB-ës jugosllave”, ndërkohë që agjencia shoviniste e lajmeve shtetërore ish jugosllave ”Tanjug” këtë vrasje makabre e trumbetonte si ”qërim hesapesh në mes emigrantëve shqiptarë”.Të nesërmën gazetat më prestigjioze gjermane, zvicrane, austriake në faqet e para e kishin vendosur si lajm kryesor të ditës vrasjen e tre bijëve më të shtrnjtë të popullit shqiptarë. Të gjitha gazetat përveq një fotoje ku dukej vetura dhe gjaku shqiptar që kishte skuqur borën e bardhë, nuk sillnin asnjë fakt konkret për dorasit. Enti Kriminalistik Gjerman, kishte deklaruar se ”atentatorët ishin profesionist, ndaj nuk kemë asnjë gjurmë të bazuar”. Edhe sot pas 39 viteve ende nuk është zbuluar ajo dorë e zezë kriminale. Një gjë është e sigurt. Këtë atentat politik e bënë armiqtë e kombit shqiptarë. Varrimi i dëshmorëve u bë tri javë më vonë, në varrezat Bad Constad të shtudgardit, më 05 shkurt 1982.

Image may contain: 4 people, hat, closeup and indoor
Që nga ajo kohë deri pas çlirimit të Kosovës, në çdo janar, mijëra veprimtarë nga mbarë Evropa, bënin homazhe pranë varreve të dëshmorëve në Shtudgard. Për çdo përvjetor organizoheshin tubime përkujtimore, flitej, recitohej e këndohej këngë për dëshmorët.
Ndërkaq nga viti 2001 eshtrat e Jusuf e Bardhosh Gërvallës prehen në fshatin Dubovik, pran blirit, ndërsa eshtrat e Kadri Zekës prehen në Varrezat e Dëshmorëve, pran shokëve të idealit të përbashkët, në Gjilan.
Dy vite më vonë, më 11 janar 1984 rrethohen pabesisht në Prishtinë, heronjtë Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha. Pas një qëndrese të gjatë me forca të shumta policore të armatosura deri në dhëmbë, bien heroikisht. Një vit më vonë, në Burgun Qendror të Beogradit, mbytet me torturë bashkëveprimtari i tyre, patrioti dhe luftetari i paepur, Zijah Shemsiu.

Image may contain: 1 person, outdoor
Puna vetmohuese e Jusufit, Kadriut, Bardhoshit, Rexhep Malës e Nuhi Berishës, Zijah Shemsiut, ishin frymëzuese, udhërrëfyese dhe bazamet i fortë mbi të cilin pastaj u ngrit Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila me sukses i priu popullit në luftën e drejtë çlirimtare.
Sot Kosova juaj është shpallur shtet i Pavarur e demokratik. Në themelet e këti shteti është edhe gjaku juaj, në damarët e popullit tuaj të lirë, sot vëlon edhe gjaku juaj. Rruga nëpër të cilën ka ecur populli shqiptar ka qenë rrugë e gjatë, e mundimshme, përplotë sakrifica. Rruga e vizionit tuaj dhe mendjes tuaj të ndritshme ende nuk është realizuar plotësisht. Kanë mbetur edhe shumë punë për t’u bërë!
Lavdi jetës dhe veprës së pavdekshme të Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës, Rexhep Malajt, Nuhi Berishës, Zijah Shemsiut!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…