Mblidhen drejtorët e komunës së Mitrovicës për t’i koordinuar punët

15 janar 2018 | 17:06

Nën udhëheqjen e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe në prani të nënkryetarit të komunës, Faruk Mujka, është mbajtur mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve, në të cilën u diskutua për raportin financiar janar – shtator 2017.

Po ashtu ështër diskutuar miratimi i planit për zhvillimin e arsimit të komunës së Mitrovicës 2018-2022, sigurimi i objekteve në kuadër të DKRS-së, shqyrtimi i mundësisë për zhvendosjen e zyrave dhe personelit të DKRS-së nga objekti aktual në hapësirat e qendrës multi-funksionale OMNI-Sport, sigurimi fizikë i objektit të ish Qendrës për Punë Sociale në Fidanishte dhe objektivat e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 2018.

Gjatë kësaj mbledhje drejtori i Arsimit, Iset Beka, ka bërë me dije se në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Mitrovicës ka filluar mësimi i rregullt.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, ka thënë që pjesa më e madhe e buxhetit të kësaj drejtorie po u delegohet sigurimit të objekteve që janë në kuadër të DKRS-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Komunal i Malishevës, ka mbajtur të hënën mbledhjen…