Rrahim Morina zgjedhet kryesues i Kuvendit Komunale të Malishevës

15 janar 17:03

Kuvendi i Komunal i Malishevës, ka mbajtur të hënën mbledhjen e parë të rregullt, në të cilën edhe është zgjedhur kryesuesi i Kuvendit të Komunës.

Me shumicë të votave, Rrahim Morina nga radhët e LDK-së, është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Malishevës, duke marrë 17 nga 31 votat e mundshme në Kuvend.

Pas marrjes së mandatit për kryesimin e KK-së të Malishevës, Rrahim Morina, ka kërkuar bashkëpunim me të gjithë dhe ka premtuar se do të ketë transparencë në punën e tij si kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Lajme të sponsorizuara