Mblidhet Kryesia e Kuvendit, LDK-ja nuk voton marrëveshjet ndërkombëtare

26 korrik 2018 | 12:11

Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës së sotme filluan të shqyrtojnë disa projektligje të rëndësishme për qytetarët dhe procesin integrues, por nuk pati vota të mjaftueshme pasi deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votim.

Në votim ishte Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes financiare IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe BE-së, dhe 2) Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së, për pjesëmarrjen e Kosovës në programin ‘Evropa për qytetarët’.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdull Hoti, tha se LDK-ja nuk voton për shkak të sjelljeve të kryeparlamentarit Kadri Veseli, raporton “Epoka e re”

Kurse shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kjo është e pakuptueshme nga ana e LDK-së kur njëherë ishte pro votimit të këtyre projektligjeve që kanë të bëjnë me BE-në.

Krasniqi ka thënë se nuk do duhej që LDK-ja për një qëndrim të kryeparlamentarit apo të një deputeti të ndryshojë qëndrim.
Veseli pas këtyre fjalëve ka kërkuar mbledhje urgjente të Kryesisë së Kuvendit.

Për votimin e këtyre projektligjeve duhet mbi 80 vota.

Pro këtyre projektligjeve ishin edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të PSD-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi i Këshilltarëve Komunal të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…