Mbrojtja e Pjetër Shalës kritikon ZPS-në në Hagë për shtim të dokumenteve

18 tetor 2022 | 12:11

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po mbahet konferenca përgatitore për gjykim ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala.

Në këtë konferencë, mbrojtja e Shalës ka adresuar kritika në drejtim të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vonesa në nxjerrjen e materialeve.

Avokati Jean-Louis Gilissen, ka thënë se është e vështirë të pranohen dokumente pak para konferencës përgatitore për gjykim meqë të njëjtat marrin kohë të analizohen.

Gilisseni ka kritikuar ndryshmet nga ana e prokurorisë që përfshijnë heqjen e disa dëshmitarëve në këtë periudhë kohore dhe shtimin e dokumenteve.

“Më duhet të kujtoj faktin se janë rreth 500 dokumente që i janë dhënë më shumë vonesë palës mbrojtëse. Ne kemi vështirësi shumë të madhe në mënyrën se si na janë paraqitur një numër i dokumenteve dhe të gjithë ne kemi humbur një kohë shumë të gjatë. Gjykatësi i procedurës paraprake ka humbur shumë kohë dhe  tani e kuptojë se situata po vazhdon të përsëritet”, ka thënë ai.

Avokati Gilissen ka kujtuar se Shala ndodhet në paraburgim tash e 18 muaj për çfarë  ka thënë se materiale të tilla është dashur të nxirren dhe analizohen më herët.

“Nganjëherë na duhet të bëjmë hetime në teren pasi kemi marrë informacione të reja, dhe nganjëherë është kjo edhe situata më e pafavorshme, e ne detyrohemi të rilexojmë dokumentet kur kanë lindur aspekte të reja si rezultat i nxjerrës së një dokumenti të ri. Ka ardhur koha tri japim fund kësaj mënyre të vepruarit. Kjo situatë nga pikëpamja procedurale duhet parë brenda kuadrit të një afati i cili tashmë ka kaluar, tani është koha të themi mjaft. Çfarë edhe gjyqi vet, gjyqi nuk mund të jetë një kurth, nuk mund të jetë një pritë që na bëhet, nuk them që këtë dëshiron të bëjë pala e prokurorisë por dua ta them qartë që kemi përshtypjen sikur po ecim në rërën që rrëshqet dhe po humbim shumë energji duke lexuar, për shkak se na duhet të lexojmë dokumente dhe të rifillojmë disa hetime”, ka thënë avokati i Shalës.

Më tutje, ai ka thënë se duket sikur prokuroria është duke kërkuar ta ndryshojë strategjinë apo tërë argumentet e saj.

Por kjo është kundërshtuar nga prokurori Filipe Deminiqes.

“Çështja e prokurorisë nuk ka ndryshuar, ne kemi vendosur të heqim disa dëshmitarë gjë e cila është tërësisht normale në momentin kur shkon në gjykim në mënyrë të tillë që ta kemi më të përqendruar çështjen. Sa i takon dokumenteve të reja që kemi shtuar mendoj që ndoshta avokati i referohet kërkesës për të ndryshuar listën e dokumenteve sipas rregullës 102 1 (b), këto janë të vetmet dokumente të cilat ne kemi shtuar në prezantimin e çështjes sonë, ne kemi kërkuar të nderuar gjykatës dokumente shtesë sepse ne dëshirojmë që këto materiale ti nxjerrim edhe sipas rregullës 102 1 b. Dy dokumente kanë të bëjnë me statusin e dëshmitarit në fund të korrikut, prokurori gjithashtu shpjegon që ndoshta nuk synon të përdorë këto dokumente në gjykim megjithatë ka vendosur t’i përfshijë këto dokumente për të qenë sa më përfshirës në dokumentet që i jep mbrojtjes”,  ka thënë ai.

Ndërsa mbrojtja e Shalës ka kërkuar nga gjykatësja që të mos lejohet shtimi i dokumenteve herë pas here.

Pjetër Shala është arrestuar më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe është transferuar në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Rasti i Pjetër Shalës në Hagë, prokurori: Kemi vendosur t’i heqim disa dëshmitarë

Lajme të sponsorizuara

16 shtator16:32

Pse Demaçi kundër e Thaçi ‘pro’ Rambujesë?, Rubin: Vetëm Thaçi e kishte premtimin e ShBA-së për bombardim Në një kros-ekzaminim të James Rubin nga gjyqtarët e Gjykatës Speciale se ku qëndronte statusi hierarkik i Adem Demaçit si përfaqësues politik i UÇK-së dhe a ishte mbi ose nën Hashim Thaçin, dhe pse fjala e këtij të fundit mbizotëroi e jo e atij të parit, ka thënë se Thaçi kishte diçka që s’kishte askush tjetër në dorë: “Fjalën dhe premtimin amerikan, të ushtrisë amerikane, të NATO-s e të botës se do të kishte ndërhyrje ushtarake nëse Serbia nuk nënshkruan”. Gjyqtari: Kundërshtia e Demaçit ndaj marrëveshjes së Rambujesë njihej? Rubin: Dihej kur Albright foli me të, për mua dhe të tjerët. Gjyqtari: A jeni në dijeni që Demaçi kundërshtonte Rambujenë? Rubin: Po e kisha këtë përshtypje. Gjyqtari: Thaçi shkoi në Slloveni për ta bindur për ta ndërruar mendjen? Rubin: Po. Gjyqtari: Dhe Thaçi dështoi ti’a ndërrojë mendjen? Rubin: Po. Gjyqtari: Pavarësisht kësaj zoti Thaçi e nënshkroi në emër të UÇK-së. Pra a pajtoheni se sa për UÇK-në që pikëpamjet e Thaçit mbizotëruan ndaj Demaçit? Rubin: Përveç që po, duhet shtuar diçka, Thaçi kishte diçka që Demaçi nuk e kishte, e kishte premtimin e ShBA-së dhe ushtrisë dhe NATO-s dhe perëndimit e botës, në duart e tij, që une nënshkruaj dhe Serbia jo atëherë ShBA do të nis kampanjë ajrore. Askush nuk e kishte këtë premtim në dorë të tij. Por atij ia bëmë këtë premtim atij personalisht Thaçit. E ta kishte atë premtim në atë situatë amorfe, e bëri Thaçin pikëpamjen e tij shumë të fuqishme, pavarësisht statusit të tij në hierarki. Askush se kishte atë fuqi.

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për më…