Mbyllen dy qendra masazhi në Ferizaj

14 korrik 2019 | 15:15

Inspektorati i Komunës së Ferizajt në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjegjësisht Njësitin për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në këtë komunë, pas një pune hetimore ka mbyllur dy qendra masazhi me dyshimin e bazuar për mundësimin e zhvillimit të prostitucionit, me ç’rast janë arrestuar tre persona.

Ky aksion i përbashkët i forcave të rendit dhe Inspektoratit të komunës ka ardhur si rrjedhojë e vëzhgimeve nga afër të këtyre lokale nga organet e rendit, me dyshimin se po zhvillohej veprimtari e paligjshme. Lokalet e mbyllura gjendeshin në zonën prapa Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Dr. Shaban Hashani” dhe në rrugën “Kemajl Hetemi.

Të arrestuarit me vendim të prokurorit janë në mbajtje për 48 orë.

Ridvan Berisha, kryeinspektor i Inspektoratit të Ferizajt, ka thënë se bashkëpunimi me Policinë e Kosovës dhe vigjilenca e inspektorëve komunal po jep rezultate domethënëse për jetën, sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loriaka Kuka ka mbetur pa medalje nga turneu i xhudos,…