Mbyllen përkohësisht gjashtë biznese afariste në Mitrovicë

13 prill 2022 | 13:18

Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Mitrovicës ka kryer kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste, kryesisht në argjendarit e qytetit të Mitrovicës.

“Qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës sipas Rregullores Komunale Nr. 03/2014, me ç’rast janë mbyllur përkohësisht gjashtë argjendari, si pasoj e mosrespektimit të orarit të punës. Me këtë rast inspektorët komunalë kanë marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe përkohësisht kanë ndaluar zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka insistuar se dëshiron të arrijë…