Mbyllen shkollat në disa fshatra të Shqipërisë, shkak i ftohti

07 janar 2019 | 15:50

Reshjet e borës prej disa ditësh dhe rënia e ndjeshme e temperaturave, ka shkaktuar një sërë problemesh si në lëvizjen e automjeteve, në furnizimin me energji elektrike të zonave malore në Shqipëri.

Burime të “Faxweb.al”, kanë bërë me dije se në Bashkinë Kukës ulja e temperaturave drastike deri në minus 9 gradë celsius ka bërë që Drejtoria Arsimit të vendosë për reduktim të orëve të mësimit në qytetin e Kukësit, kurse në zonat e thella mësimi është pezulluar.

“Kjo ka bërë që në fshatrat Borje, Shishtavec, Kollovoz, Turaj, Buzmadhe etj., të mos zhvillohet procesi mësimor”, ka bërë me dije Skënder Ahmeti, Drejtor Rajonal i Arsimit.
Sipas tij në fshatrat e njësive të tjera si në Bushtricë, Kalis, Arrën dhe në shkolla të caktuara në pellgun e Kukësit mësimi është zhvilluar me orë të reduktuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Militantët talibanë sulmuan disa postblloqe të sigurisë në perëndim të…