Mbyllet reparti i Gjinekologjisë në Elbasan

06 korrik 2020 | 21:25

Është mbyllur reparti i gjinekologjisë pranë spitalit të Elbasanit.

Shkak për mbylljen është infektimi i katër infermiereve, të cilat rezultuan pozitiv me Covid-19.

Nga 19 tamponë që janë marrë, pas rasteve të para të covid-19 në martenitetin e Elbasanit, kanë rezultuar edhe 4 të infektuar të tjerë.

Burime për ABC News kanë njoftuar se vijon gjurmimi i rasteve, pasi katër infermieret kanë pasur kontakte të shpeshta me pjesëtarë të tjerë të stafit mjekësor, të këtij spitali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i shumë skuadrave në Kosovë në pjesën e parë…