Mbyllet Tokio 2020, SHBA-ja e para me 39 medalje ari, Kosova e 42-ta me dy medalje ari

09 gusht 2021 | 15:02

Shtete e Bashkuara të Amerikës konfirmohen kampionë të Lojërave Olimpike

Lojërat Olimpike të Tokios u mbyllen dielën me fituesin e këtij eventi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që rezultuan si vendi më i suksesshëm ndërsa parakaluan në renditje Kinën në ditën e fundit të garave.

Shtetet e Bashkuara mbyllën Tokio 2020 me 39 medalje ari, një më shumë sesa Kina dhe me 119 medalje në total. Amerikanët dominuan sportet ekipore duke u shpallur kampion në basketboll në të dyja kategoritë si dhe në volejbollin e femrave.

Në vendin e tretë u rendit vendi organizator, Japonia me 58 medalje, 27 prej të cilave kanë vlerën e arit. Kombëtarja franceze e hendbollit për femra ishte ajo që mori medaljen e fundit të artë të Lojërave Olimpike pasi mundi Rusinë në finale, ndërsa më herët për herë të parë në histori vendin e parë e arriti edhe kombëtarja e volejbollit të meshkujve që mposhti gjithashtu Rusinë në ndeshjen finale.

Italia ishte një prej shteteve që shkëlqyen në Olimpiadë me 10 medalje ari, si asnjëherë më parë ku surprizat më të mëdha erdhën nga atletika. Në futboll, Brazili u konfirmua kampion olimpik pas fitores 2-1 në finale ndaj Spanjës.

Shqipëria e mbylli evenimentin më të madh sportiv pa medalje, me peshëngritësin Briken Calja të vetmin që iu afrua medaljes së bronzit, vetëm 1kg larg. Olimpiadë e paharrueshme ndërkohë për Kosova që fitoi 2 medalje të arta në xhudo, me Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën, duke u renditur në vendin e 42-të dhe duke lënë pas shtete si Rumania, Sllovakia, Afrika e Jugut, Austria apo Portugalia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas pushimeve në jugun e Shqipërisë me të dashurin Anwar…