Masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi: Mbyllje dhe orë policore

26 gusht 2021 | 20:31

Numri i madh i rasteve dhe i viktimave si pasojë e Covid-19 ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të shqyrtojë miratimin e masave më strikte anti Covid.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Hotelierisë dhe Turizmit, e cila sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në kuadër të masave të reja është paraparë edhe rikthimi i orës policore.

Këto masa do të zgjasin nga 1 deri më 13 shtator.

Sipas Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, këto janë disa nga masat që do të merren:

  • Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;
  • Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;
  • Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;
  • Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;
  • Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;
  • Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës ishte raportuar se procesi i mësimit mund të…