Mbyten 5 emigrantë në brigjet e Maltës, shpëtohen 21 të tjerë

23 shkurt 2024 | 19:59

Pesë emigrantë vdiqën pasi varka e tyre u përmbys gjatë një operacioni shpëtimi ditën e sotme në brigjet e Maltës. 1 prej 5 të vdekurve ishte grua.

Ndërsa 8 emigrantë u plagosën dhe u dërguan në spital. 21 të tjerë u shpëtuan dhe u dërguan në një qendër emigrantësh. Sipas informacioneve nga mediat e huaja emigrantët vinin nga Siria, Eritrea, Etiopia dhe Egjipti.

Zëvendës.Komandati i Forcave të Armatosura të Maltës tha se incidenti ndodhi në mesditë teksa anija po lundronte në jug të Maltës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fillim të vitit 2023, Kuvendi i Kosovës me propozim…