Mbytet fëmija njëvjeçar në një pishinë në Drenas

04 korrik 2022 | 23:18

Një fëmijë njëvjeçar është mbytur në një pishinë në fshatin Likoshan të Drenasit.

Kështu tha për Klankosova.tv drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë qytet, Ismet Bogiqi.

Bogiqi tha se vdekjen e fëmijës e ka konstatuar ekipi i mjekëve nga Qendra e Mjekësisë Familje në Drenas.

Ai theksoi se lidhur me rastin janë informuar edhe policia.

Drejtori i QKMF-së tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Nuk dihen shkaqet se si ka ardhur deri te rasti tragjik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës është votuar…