Ministri Latifi prezanton bordin e ri të FSSh-së

04 korrik 2022 | 23:16

Në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës është votuar Bordi Drejtues i Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Kryesuese e këtij bordi do të jetë Dafina Gexha, zëvendësministre e Shëndetësisë.

Ndërsa, anëtarët e bordit janë: Ahmet Ismajli (përfaqësues i Ministrisë së Financave nga Thesari), anëtar Fahri Shabani (nga Asociacioni i Komunave) e Muhamedali Kodra (nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve), Agreta Gecaj-Gashi (anëtare e bordit të ShSKUK-së), Kastriot Meqa (përfaqësues nga Oda e Mjekëve të Kosovës), Klit Shala (përfaqësues i Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale).

Vlen të theksohet se tash e 1 vit e gjysmë nuk ka pasur bord të FSSh-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni aktual i Kosovës, “Ballkani” nga Suhareka, nesër do të…