Mbytet pushuesi 55-vjeçar në Velipojë, shpëtohen dy të tjerë

05 korrik 2021 | 16:47

Një tjetër pushues ka humbur jetën në plazhin e Velipojës. Top Channel mëson se viktima është 55 vjeçari, P.Gjerovija. Ai është futur për t’u larë dhe ka kërkuar ndihmë, pasi po mbytej.

Pushuesit dhe bluzat e bardha i kanë ardhur në ndihmë, por ka qenë e pamundur për ta shpëtuar. Gjatë ditës së sotme edhe 2 pushues të tjerë kanë qenë duke u mbytur, por fatmirësisht janë shpëtuar.

Sot, në plazhin e Velipojës ka patur shumë dallgë, por kjo nuk ka frenuar pushuesit për t’u futur për t’u larë.

https://youtu.be/xBWjG3N2PLQ

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ndonëse është shumë aktive në…