MCC-ja investon 11 milionë euro në efiçiencë, kërkohet kursim i energjisë dhe përkrahje nga qeveria

27 shtator 2022 | 11:37

Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK), i mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe komunat kanë zbatuar projektin Subvencione për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë (SEEK), një aktivitet testues prej 20 milionë dollarësh, që kishte për qëllim të zvogëlojë hendekun ndërmjet s kërkesës dhe ofertës për energji.

Me këtë rast është mbajtur konferenca “Roli i sektorit privat në promovimin e energjisë efiçiente në Kosovë”.

Petrit Selimi, kryeshef i MFK-së, ka thënë se qëllim kanë t’i ndihmojnë institucionet të destitojnë investimet në efiçiencë të energjisë.

Ai ka thënë se janë ndarë 11 milionë euro për kursimin e energjisë, duke shtuar se projekti ka nisur para 3 vitesh.

Mbi 1 mijë shtëpi të izoluar tërësisht mbi 20 banesa shumëkatëshe në shtatë qytete të Kosovës. Përveç kësaj kjo konferencë ka ofruar një platformë për më tepër se 100 partnerë të sektorit të biznesit dhe instalues të certifikuar për shkëmbimin e përvojave, për identifikim e energjive të reja potenciale si dhe për zhvillimin e modeleve mbështetës për institucionet e Kosovës për një efiçiencë më të madhe të energjisë.

Ndërsa Getoart Mjeku zëvendësministër i Ekonomisë, ka thënë se në kohë të krizës energjetike është i nevojshëm investimi në energjinë efiçente.

Në anën tjetër, Kevin Mitchell, drejtor menaxhues i operacioneve sektoriale, ka thënë se janë testuar numër i madh i shtëpive me qëllim kursimin e energjisë, duke u izoluar ato.

Më tutje, Ulrich Theuerkauf, drejtor i Departamentit të Energjisë në GFA (Consulting Group GmbH), ka thënë se projekti ka nisur qysh në vitin 2011. Ai ka kërkuar nga qeveria që të investojnë në këtë sektorë, raporton “EO”.

“Që nga viti 2011 ka filluar ky projekt me izolimin e shtëpive për efiçencën e energjisë e në vitin 2022 punimet na është dashur që t’i ndalojmë për shkak të Covid-19, por me në fund e kemi përfunduar dhe sot po festojmë më arritjet tona. Dhe që i kërkojë qeverisë ta mbështetin projektin për efiçencën e energjisë elektrike”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biletat për ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe…